Studençani nuk po e gjen qetësinë

Pas raportimeve se mbrenda dites ishin vjedhur thyer 3 shtëpi në Studençan, një ngjarje tjeter ka ndodhur dje në këtë fshat.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga fshati Studençan ishte ankuar se në rrethana të panjohura shtëpia e tij ishte përfshirë nga zjarri.

Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz.