Fqinjtë në Prizren rrahen mes vete, njëri lëndohet rëndë

Djë në mes të ditës, janë rrahur mes vete dy fqinj në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali. 

Nga rrahja që dyshohet se ndodhi rreth orës 12:30, ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë, njëri nga ta, i cili edhe ka marrë trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ndaj tij është hapur si “lëndim i rëndë trupor”, ndërsa ende nuk dihen motivet e përleshjes.