Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë, Lipjan, Dragash, Deçan, Gjakovë, Leposaviq.

Prishtinë 23.08.2021 – 22:00-23:00.Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, ish bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lipjan, 24.08.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kanos dhe u bën presion familjarëve të tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dragash 24.08.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor, deri në këndellje e më pas është dërguar në mbajtje.

Deçan 24.08.2021 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 24.08.2021 – 21:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe pastaj me dëshirën e saj është dërguar tek familja e saj. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 24.08.2021 – 19:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur ka ofenduar bashkëshorten dhe fëmijët e tij si dhe ka demoluar shtëpinë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leposaviq 24.08.2021-11:55. Viktima femër kosovare ka njoftuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit ka sulmuar atë dhe vajzën e saj. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.