Dy persona arrestohen në Prishtinë, dyshohen për trafikim me njerëz

Ditën e djeshme në Prishtinë janë arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me njerëz.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, ku thuhet se pas hetimeve dhe veprimeve aktive policore, janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartë-cekur.

Të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë (NN) 25.08.2021 – 13:00. Pas hetimeve dhe veprimeve aktive policore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit e kanë kryer veprën penale të lartë-cekur. Të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.