James Martin përforcimi i fundit i Golden Eagle Ylli

James Martin përforcimi i fundit i Golden Eagle Ylli

Martin është i gjatë 1,98CM dhe aktivizohet në pozitat 3/4. Martin pas vetes së tij ka një eksperiencë tejet të larmishme duke luajtur në shumë shtete e disa kontinente dhe duke aktivizuar në Top-Liga sikurse ajo e Rusisë,Izraelit,Lituanisë,Gjermanisë,e Greqisë e mjaft liga të tjera.

Martin në vitin 2017 kishte fituar medaljen e bronztë apo vendin e tretë në Superligën e Rusisë me skuadrën e – Spartak Primorie. Ka qenë pjesë e Hapoel Holon në Israel,Elchingen në Gjermani,poashtu është aktivizuar në Çeki,Islandë,Qipro,Meksikë,Kolumbi. Është aktivizuar poashtu me Texas Legends në NBA G League dhe skuadra e tij e fundit ishte Panionios në Superigën e Greqisë në edicionin 2019/20,dhe kishte mesatare prej 6.2 pikëve e 3.5 kërcimeve.

Martin është i njohur për saktësinë e tij për 3 pikë dhe depërtimet e shpejta.