LDK Suharekë: Nderon Heroin e Kombit Ramë Bllaca!

Bllaca, Theranda e Kosova, janë krenare që lindën e rritën heronj sikur qe Ramë Bllaca. Duke e ditur rrezikun personal që i kanosej, heroi ynë, megjithatë, kundërshtoi me vendosmëri shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, që asokohe Serbia po orkestronte me qëllim të deshqiptarizimit të Kosovës.
Qoftë gjithmonë një shembull ndër gjenerata vepra heroike e Tij.
Kosovës i duhen njerëzit që të ketë kuptim e tërë sakrifica e heronjve të saj.

Kryetari i Degës së LDK-së në Therandë Dr. Ardian Shala përkujton me krenari veprën sublime të heroit të Kombit Ramë Bllaca!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Të!/Thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Suharekë