[DOKUMENT] LDK dhe qytetarët po ankohen se në QKMF nuk ka teste për COVID19

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj mungesës së testeve në QKMF Suharekë.

Gjithashtu edhe një qytetar ka shkruar në adresë të SuharekaExpress.com duke thënë se:

“Pershendetje SuharekaExpress qe dy her ne QKMF ne Suhareke me udhezon mjeku me shku me ba testin per kovid shkoj te shallteri e she qe ka me ba testin ma ploteson formularin ja baj pagesen ma jep fletepagesen e pyes ku me ba testin me thot skem teste.”

Ndërsa LDK shkruan:
“Në këtë kohë të pandemisë, ku kërkesat e qytetarëve janë të shumta për testime dhe rëntgen, menaxhmenti i QKMF-së në Suharekë as për së afërmi nuk po arrin të plotësoj nevojat e tyre.

Që nga data 19.08.2021 është ndërprer procesi i testimit të qytetarëve për diagnostifikim sa më të hershëm të virusit Covid 19, për shkak të mungesës së Ag rapid testeve.

Gjithashtu ankesa të shumta nga qytetarët kemi marrë edhe rreth mungesës së shërbimeve të rentgenit në QKMF. Shërbimi i rentgenit në QKMF ka mbi një muaj që është jashtë funksionit dhe për pasoj qytetarët detyrohen që këtë shërbim ta marrin në ordinanca private.

Dega e LDK-së në Therandë është duke pranuar në baza ditore shqetësime të qytetarëve lidhur me mungesen e shërbimeve esenciale nga QKMF-ja, ku me këtë rast kërkon nga kryetari në largim i komunës që t’i largohet retorikes boshe “ Shëndetësia në Suharekë është më mirë se Gjermania e Zvicrra” por të merret me menaxhmetin e QKMF-së dhe të shtojnë angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve në kohën kur kërkesat dhe ankesat e tyre janë të shumta.”/SuharekaExpress.com