‘Çmendet’ Balotelli – godet me boks bashkëlojtarin e tij pas një zëvendësimi

Mario Balotelli goditi një shok të skuadrës së Adana Demirspor pas një zhgënjimi të tij pasi u zëvendësua herët në ndeshjen e së premtes mbrëma.

Reprezentuesi italian nuk është i panjohur për polemikat dhe sjelljet e tij, por ai tani ka filluar ta tregoj karakterin edhe në Superligën turke.

Klubi i tij, Adana Demirspor ishin të etur për të siguruar fitoren e tyre të parë të sezonit dhe me rezultatin ende 0-0 pas 56 minutave, menaxheri Samet Aybaba vendosi të ndryshojë gjërat.

Ai e largoi nga loja Balotellin, i cili ende nuk ka shënuar këtë sezon, dhe italiani nuk ishte aspak i lumtur me zëvendësimin.

Balotelli zuri vendin e tij në stol dhe aty filloi gjithë zemërimin ndërsa bërtiste në praninë e një bashkëlojtarit të ekipit dhe një trajneri.

Ai pastaj përplasi këmbët në tokë para se të godiste bashkëlojtarin e tij me boks në krahun e majtë.

Lojtari i hodhi një vështrim të shpejtë Balotellit, por ai tashmë ishte qetësuar dhe u ul në karrigen e tij.

Ndryshe, Balotelli njihet për karakterin e tij të tensionuar, ndërsa shpeshherë është gjendur duke u grindur me bashkëlojtarë dhe kundërshtar.