Dr.Ardian Shala ka një mesazh për qytetarët e Suharekës


Kryetari i degës së LDK-së në Suhsrekë, njëherit edhe kandidat për kryetar të komunës nga kjo parti, përmes një postimi në fCebook u është drejtuar qytetarëve për gjendjen e tanishme përball COVID-19.


“Të nderuar qytetarë të komunës së Suharekës,

Jemi dëshmitar të hovit të madh që ka marrë Covid 19 në vendin tonë.

Numri rekord i jetëve të humbura të qytetarëve tanë në këtë luftë me virusin COVID-19, është trishtues!

Derisa në vendin tonë menaxhimi i pandemisë është tërësisht jashtë kontrollit, Qeveria ka zgjedhur mbylljen para hapjes së kontrolluar.

Andaj, ne si qytetarë të tmerruar nga infektimet enorme dhe vdekjet ndër më të lartat në botë sipas numrit të banorëve, na mbetet respektimi i masave anti Covid, mbajta e maskës, higjiena, distanca e sidomos vaksinimi.

Të gjithë duhet të jemi në një front të përbashkët në interes të jetës së qytetarëve duke ju bërë thirrje që secili të kontribuoj në këtë drejtim.

Respektimi i masave është i domosdoshëm, ashtu sikur edhe vaksinimi.

Ju lutem, vaksinohuni!
Vaksina është arma më e fortë kundër Covid 19!”/ Thuhet në postimin e Dr.Ardian Shala