Ballkani fiton derbin ndaj Prishtinës


Ballkani ka arritur ta fitoj kryendeshjen e javës në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka mposhtur Prishtinën në udhëtim me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm për suharekasit e ka shënuar Ermal Krasniqi në minutën e 51-t

Fitoren e parë këtë edicion e ka marrë edhe Gjilani që ka triumfuar 0-1 në udhëtim te Feronikeli falë golit nga Gerhard Progni.