Muharremaj në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: Ata janë pjesë e pazëvendësueshme e të vërtetës për luftën e Kosovës

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se në Komunën e Suharekës ashtu si në gjithë Kosovën, ka ende familje të cilat presin me ankth zbardhjen e fatit për familjarët e tyre.

Muharremaj ka shkruar se është e pamoralshme dhe jonjerëzore që shteti serb vazhdon ende të mbajë varreza sekrete të viktimave të pafajshme të luftës.

“Është paradoksale, jonjerëzore dhe e pamoralshme, që shteti serb vazhdon ende të mbajë varreza sekrete të viktimave të pafajshme të luftës.

Ata na mungojnë !

Ata janë pjesë e pazëvendësueshme e të vërtetës për luftën e Kosovës, dhe kjo plagë ende na shqetëson”, ka përfunduar Muharremaj në postimin e tij në Facebook.

Burimi i lajmit: Dchannel