Vitia: Numri i të infektuarve me COVID-19 është 20-fishuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili udhëheq komitetin e veçantë për pandeminë, tha se për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit, numri i të infektuarve, për një periudhë të shkurtër kohore, është 20-fishuar. 

Vitia tha se rezultati i analizave të datës 16 gusht nga Instituti “Robert Coch” në Gjermani dërguar IKSHP-së për mostrat e marra tregoi se në Kosovë dominon varianti Delta. 

“Ne jemi koshient se vetëm vaksina e ndalë përsëritjen e një vale të re, edhe pas kësaj vale. Por deri në vaksinimin e qytetarëve në masën e formimit të një imuniteti kolektiv, ne përkundër sfidave ekonomike që mund ti kemi, shëndeti publik i qytetarëve duhet dhe do të jetë prioriteti kryesor”, tha Vitia.