E bujshme: Kisha serbe pranon se Kosova ka qenë Dardania Ilire

E në këtë rast, kjo është një trashëgimi shumë e rëndësishme, që përben thelbin e Europës së sotme. Është skandaloze, që këtë trashëgimi ta marrë Kisha Serbe e cila ka në trashëgiminë e vet turpin e dhunës e vrasjes së klerikëve të krishterë të Kosovës, vetëm për t’u futur në Hierarkinë e Kishës Ortodokse Serbe të Stefan Dushanit, trashëgimtare e së cilës është…

Konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm, pasi deri tani serbët, edhe pse në historiografinë e tyre kanë shkruar për gjetjet ilire në Kosovë, kanë theksuar se ata nuk kanë lidhje me shqiptarët.
Kisha Ortodokse Serbe e Deçanit ka publikuar në llogarinë e saj në twitter, një postim ku përkujton dy martirët e lashtë të krishterë në këtë tokë, që ishte pjesë e Dardanisë, përkatësisht në Ulpjanë, qytetin antik ilir të Kosovës, që ndodhet pranë Lipjanit.
“Sot ne festojmë dëshmorët e shenjtë Flor dhe Lavro, martirët e parë të krahinës romake të Dardanisë, të cilët vuajtën për Krishtin në Ulpianën e lashtë pranë Graçanicës në shekullin e 2 -të. Kisha jonë në Lipjan u kushtohet këtyre dëshmorëve dhe sot feston për to.


Ata ishin me origjinë nga Kostandinopoja dhe jetonin në qytetin e Ulpianës në Iliri. Ata ishin muratorë  e sipas traditës së Lycaion, prefekti i Ilirikut, i cili ishte pagan, i punësoi për të ndërtuar një tempull. Ndodhi gjatë punës së tyre që një copë guri kërceu dhe goditi në sy djalin e priftit pagan Memertin, i cili po shikonte punën e ndërtuesve.

Duke parë djalin e tij të verbër dhe të përgjakur, prifti filloi të bërtasë mbi Florën dhe Lavrën dhe donte t’i vriste. Atëherë ata i thanë: “Nëse beson në Perëndinë, djali i tij do të shërohet”. Prifti premton. Flor dhe Lavro iu lutën me lot Zotit, Zotit të gjallë dhe të vetëm, dhe me shenjën e kryqit ata shënuan syrin e nxjerrë të fëmijës. Fëmija u shërua menjëherë dhe syri i tij u kthye ashtu siç ishte. Pastaj prifti Memertin dhe djali i tij u pagëzuan dhe menjëherë pas kësaj ata të dy vuajtën për Krishtin.
Dhe kur Flor dhe Laurel mbaruan tempullin, vunë një kryq mbi të, thirrën të gjithë të krishterët dhe e shenjtëruan me emrin e Zotit Jezus dhe këngën e mbrëmjes.
Me të mësuar për këtë, guvernatori ilir urdhëroi që Flor dhe Lavro të hidheshin të gjallë në pus dhe pusi të varroset në tokë”. Reliket e tyre u transferuan në Kostandinopojë, shkruan Kisha Serbe e Deçanit në postimin e saj.
Kisha Ortodokse feston Shenjtorët Flor dhe Lavro më 18 gusht sipas kalendarit Julian.
Kisha ortodokse serbe deri tani i është mbajtur trashëgimisë së perandorisë së Car Dushanit, si i vetmi që krishterizoi Kosovën, kur në fakt, ky i fundit ç’kishëroi, ç’regjistroi dhe masakroi të gjithë klerikët ortodoksë dardanë në Kosovë, duke i futur në zgjedhën e “Kishës autoqefaqe serbe”. Pikërisht kjo dhunë çoi në regjistrimin e ri të banorëve të Kosovës.
Trevat iliro-arbërore të Kosovës, pas sundimit romak, përkatësisht gjatë periudhës bizantine, e pastaj një kohë edhe bullgare, kaluan nën sundimin e shtetit të Rashës në krye me Stefan Nemanjën (1165-1195), që e pushtoi pjesërisht edhe Kosovën.
Pushtimi i plotë i Kosovës u bë më 1216. Bashkangjitja e Rrafshit të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit në administratën shtetërore të Rashës shënon fillimin e ekzistencës së etnikumit serb në këto vise.
Duhet theksuar se në shekullin VI-VII, kur sllavët shkelën Ballkanin, shumë sllavë u dyndën në Ilirik dhe shkaktuan fatkeqësi të papërshkrueshme. Pasi kaluan një kohë të gjatë me grabitje, ata mbushën rrugët me trupa, robëruan shumë njerëz, plaçkitën gjithçka. Në tokat ilire ata rrëmbyen e vranë me mijëra njerëz, duke depërtuar edhe në vendet më të fshehura të atyre anëve, prandaj banorët e këtyre vendeve u detyruan të marrin malet dhe të fshehen nëpër pyje. Kështu, duke u lënë lirisht të trashëgojnë të gjitha të arriturat kulturore e shpirtërore që nëpër shekuj i arritën vetë. Kudo që kalonin sllavët, plaçkitnin, masakronin, varnin, digjnin vendbanime etj. Kështu ata, me zjarr e me hekur, arritën të tkurrin ndjeshëm hapësirën e banuar nga banorët autoktonë të Gadishullit Ballkanik.
Popullata serbe erdhi në trevat shqiptare, përkatësisht në Kosovë si pushtues. Këtu gjetën popullatën iliro-shqiptare autoktone, e cila jetoi shumë shekuj më parë pandërprerë në këto troje.
Edhe pse nuk është ndonjë gjë e madhe, postimi i Kishës Serbe sot duket se është një risi. Përse? Sepse pasi ata kanë dështuar të fitojnë mbi trashëgiminë sllave, tani po luajnë mbi trashëgiminë e krishterë, e duke përfituar nga logjika e Kosovës, ku shumica i përket besimit musliman. Por këtu është çelësi e zgjuarsia e Kosovës, që duhet të njohë dhe të bëjë të ditur sa më shumë trashëgiminë e saj të fillimeve të krishterizmit në Europë, siç janë dy nga martirët e parë të fesë kristiane.
E në këtë rast, kjo është një trashëgimi shumë e rëndësishme, që përben thelbin e Europës së sotme. Është skandaloze, që këtë trashëgimi ta marrë Kisha Serbe e cila ka në trashëgiminë e vet turpin e dhunës e vrasjes së klerikëve të krishterë të Kosovës, vetëm për t’u futur në Hierarkinë e Kishës Ortodokse Serbe të Stefan Dushanit, trashëgimtare e së cilës është…/Pamfleti