26 të vdekur dhe 1448 të infektuar nga COVID-19, raport i detajuar për Suharekë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 26 persona nga COVID-19, shkruan Suhareka Express.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kanë rezultuar 1448 persona pozitiv nga 12.558 testime të bëra.

Sipas MSH-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892.


Sa i përket Suharekës, në 24 orët e fundit të infektuar me COVID-19 kanë rezultuar gjithsejt 34 përsona, prej tyre 23 femra dhe 11 meshkuj, fatmirsisht nuk kemi asnjë të vdekur nga Suhareka 24h e fundit.
Në Suharekë ditën e fundit janë shëruar 50 përsona, 25 femra dhe 25 meshkuj
Tabela e të shëruarve nga Suhareka 24h e fundit sipas moshës:

Kujtojmë se që nga fillimi i Pandemisë vitin e kalur, në Suharekë deri më tani janë infektuar 2,650 përsona, janë shëruar gjithsejt 1,790 përsona, kanë vdekur gjithsejt 91 përsona. Përderisa janë edhe janë edhe 769 raste aktive me COVID-19 në Suharekë./SuharekaExpress