Zekolli i fton të gjithë banorët e Bllacës për kafe

Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës nga Partia Demokratike e Kosovës ka bërë një veprim mjaft interesant.

Zekolli përmes një postimi në facebook, i ka ftuar të gjithë bashkëfshatarët e tij që nesër ta pijnë kafen e mëngjesit së bashku.

Ja postimi i plotë:
Të nderuar bashkëvendas të Bllacës,

Me rastin e çertifikimit të kandidaturës time për Kryetar të Komunës nga KQZ-ja, ju ftoj nesër të pijmë bashkë kafen e mëngjesit.
Për shkak të pandemisë dhe respektimit të rregullave të IKSHPK-së, takohemi te restaurant Pisha në Duhël në ambient të jashtëm në ora 08:00.

Me respekt për ju, Murtezi!