Edhe pse nuk ka qenë e infektuar me COVID-19, Diellza Kolgeci: Unë herë pas here e bëj testin, vaksinohu

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që admirohet në masë të madhe nga publiku.

Bëhet fjalë për modelen Diellza Kolgeci, e cila njëherësh është mjaft aktive në rrjete sociale.

Duke qenë se ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i rasteve me COVID-19, ajo u ka bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen.

Diellza Kolgeci (Foto: Instagram)

E njëjta ka bërë një postim në InstaStory, e cila thotë se nuk është infektuar akoma por që përkujdeset tejet shumë duke bërë testin për coronavirus.

“Edhe pse deri më tani nuk e kam pas virusin dhe jam e vaksinuar, unë herë pas here e bëj testin. Vaksinohu”, ka shkruar ajo.

Diellza Kolgeci (Foto: Facebook)

Theksojmë që në Kosovë për një javë 147 persona humbën jetën nga COVID-19.

Nga e hëna e deri më dje janë shënuar gjithsej tetë mijë e 547 raste të reja me coronavirus. /Telegrafi/