E dhimbshme/ Foshnja 3-javëshe vdes nga COVID-19 në QKUK

COVID-19 nuk po kursen më as foshnjat. Viktimë e këtij virusi ka qenë edhe një foshnje 3-javëshe, raporton Gazeta Sinjali. 

Që një javë ajo ishte duke u trajtuar në Klinikën e Neonatologjisë, në QKUK, ku ndërroi jetë dje pasdite. 

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së kësaj klinike, Hajrije Ismaili. 

Sipas saj, foshnja është infektuar me COVID-19, pasi që ka pasur kontakt me disa familjarë të saj që kanë qenë të prekur me këtë virus. 

“Po, dje në orët e pasdites ka ndërruar jetë. Ka qenë e lindur më datën 13 (gusht) në Spitalin Regjional të Ferizajt, te ne është pranuar më datën 28 (gusht). Kemi pas të dhëna që familjarët e saj kanë qenë të prekur me COVID-19 dhe ajo ka pasur kontakt me ta. Foshnja ka ardhë te ne në gjendje të rëndë. Prej momentit të pranimit, vazhdimisht ka qenë në përkujdesje intensive, në ventilim mekanik. Përkundër përkujdesjes dhe të gjitha masave, dje në orët e pasdites ka ndërruar jetë”, tha Ismaili