Ardian Shala premton dyfishim të numrit të bursave dhe kryerjen e obligimeve ndaj kontratave kolektive

Mbrëmë në Radio Televizionin e Kosovës, ishin të ftuar në debat kandidatët për kryetar të komunës.

Bali Muharremaj – AAK, Ardian Shala -LDK, Salih Zyba -VV, Murtez Zekolli – PDK

Në fjalën e tij hyrëse Dr.Ardian Shala , fillimisht iu uroj shërim të gjithë atyre që janë të infektuar me COVID -19, e familjarëve të viktimave u shprehi ngushllime.

Tutje Shala në fillim të debatit shpalosi disa pika nga programi i tij, ku ndër të tjera Shala premtoj dyfishim të numrit të bursave.

Ardian Shala – LDK

Gjithashtu Shala premtoj se pas marrjes së mandatit të kryetarit ai do të filloj me kryetjen e të gjitha obligimeve që dalin nga kontrata kolektive.

Shala edhe njëherë e ka cekur se do të ketë Zero taksa komunale për bizneset.