San Francisco renditet si qyteti më i bukur në botë

Keni menduar ndonjëherë të vizitoni California-n? Një vend ku duhet të shkoni patjetër është San Francisco.

Pa dyshim, qyteti më i bukur! Kjo, sipas një ankete të medias ndërkombëtare “Time Out”, me 27 mijë banorë.

Sipas tyre, San Francisco renditet si qyteti më i bukur në botë.

Gjatë anketimit, grupi kërkimor studioi jetën e natës të secilit qytet, restorantet dhe pikat kryesore kulturore.

Po ashtu, edhe jetën sociale, e cila në vazhdën e COVID-19 “është më e rëndësishme se kurrë”.

Një tjetër element që e diferencon San Francisko-n është: kombinimi mes zhvillimit urban dhe atij rural.

Përveç se u rendit si qyteti më i bukur, për të mos u humbur, San Francisko veçohet edhe për përgjigjen efikase ndaj pandemisë – procesi i vaksinimit ka arritur në një nga nivelet më të larta.

Banorët e këtij vendi e mbështetën njëri-tjetrin, edhe gjatë karantinimeve të rrepta.