Zbulohet shuma se nga sa milionë euro do të fitojnë Joshua dhe Usyk pas meçit të sontëm

Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në Londër, në një meç të madh boksi.

Dy boksierët e peshave të rënda do të luftojnë për titujt WBA, WBO dhe IBF.

Dueli mes britanikut dhe ukrainasit është pritur që një kohë të gjatë dhe pritet të jetë spektakolar. Joshua dhe Usyk pritet të dalin në ring rreth orës 23:15 me kohën tonë lokale.

Por tanimë janë bërë të ditur edhe të ardhurat e dy boksierëve nga ky meç.Boksieri britanik, Anthony Joshua do të fitojë 15 milionë funte nga kjo përballje, derisa Oleksandr Usyk do të marrë pesë milionë. Këta shifra janë të caktuara tanimë dhe pa marrë parasysh fituesin, Joshua dhe Usyk do të fitojnë shumat e lartë cekura. Për AJ është një herë më shumë sa fitoi në dhjetor ndaj Kubrat Pulev, kurse Usky do të fitojë dy herë më shumë sa sa ndaj Derek Chisoras.

 Ndërkohë pas meçit të sontëm fitimet mund të rriten edhe më shumë për fituesin nga sponsorët e ndryshëm. /Telegrafi/

Në ketë link mund t’i ndiqni statistikat LIVE

https://www.google.com/amp/s/www.dazn.com/en-GB/news/amp/boxing/anthony-joshua-vs-oleksandr-usyk-live-results-updates-highlights-and-more-from-tottenham-hotspur-stadium/2o7e88je4kgk1ef7k3ycprjqy