Salih Zyba vizit në fshatin Bllacë

Theranda ka kushte mjaftë të përshtatshme për tu zhvilluar veprimtaria e bletarisë, nga pranvera e deri në vjeshtë ekzistojnë me mijëra bimë mjaltëdhënese, në Therandë shumë njerëz e shfrytëzojnë këtë përparësi për tu marrur me këtë veprimtari, ndër ta është edhe Adem Bllaca nga fshati Bllacë, të cilin e vizituam me kandidatet për asamble Arbërie Bytyçi dhe Arberita Morina.

Sfidat që iu paraqitën sektorit të bletarisë këtë vit, dhe mbështetja që do të mund të iu ofrojmë si qeverisje e ardhshme lokale ishin temë diskutimi njofton kandidati për kryetar komune nga VV Salih Zyba në facebook