Murtez Zekolli uron vitin e ri shkollor dhe bën thirrje për kujdes nga COVID-19

Kandidati për kryetar të Suharekës nga dega e PDK-së në këtë komunë, Murtez Zekolli ka uruar sot vitin e ri shkollor i cili nisi me vonesë për shkak të pandemisë Covid-19.

Zekolli ka njoftuar se sot është takuar me mësimdhënës të Suharekës dhe teksa ka uruar këtë vit shkollor ai ka apeluar edhe për kujdes të shtuar nga Covid-19.

“Edhe pse me vonesë, ky fillimvit po nis me një energji të madhe, e cila është akumuluar nga shtyerja e mësimit dhe nga dëshira për mësim.Unë sot takova mësimdhënësit e Komunës së Suharekës dhe pashë që ata mezi po presin të nisin punën.Andaj, ju uroj vit shkollor të mbarë dhe pa ndërprerje, duke ju bërë thirrje për kujdes të shtuar nga Covid-19”, ka shkruar Zekolli në Facebook.