Adis Beciragic afër shkarkimit nga Ylli, ja kush do ta zëvendësoj

KB Golden Eagle Ylli nuk ka filluar sezonin e ri në mënyrën më të mirë, shkruan Sinjali Sport.

Therandasit numërojnë tre humbje në këtë fillim në elitën e basketbollit kosovar, si dhe dështuan ta fitojnë Superkupën e Kosovës

Me këtë rast drejtuesit e klubit janë duke menduar shkarkimin e trajnerit Adis Beciragic për shkak të rezultateve edhe pse janë një nga skuadrat më të përforcuara.

Gazeta Sinjali ka mësuar se klubi i Yllit po mendon të zëvendësojë me trajnerin e mirënjohur, Muhammed Thaçi.

Madje, Thaçi, dje ishte i pranishëm në palestrën “Mizahir Isma” për ta përcjellë përballjen mes Bashkimit dhe Prishtinës.

“Muja” është i njohur për publikun kosovar, pasi si basketbollist më parë ka luajtur për skuadrat më të mëdha vendore: Mabetexin, KB Peja, KB Meb Prishtina, KB Drita, KB Trepça.

Si trajner ka përvojë të madhe, ku sezonin e kaluar e menaxhoi gjigantin gjeorgjian, Dinamo Tbilisi.

Thaçi përpos si trajner, njihet edhe për aventurën në Izrael, me ç‘rast ishte asistent në skuadrën Hapoel Be’er Sheva. 

Kjo pritet të jetë aventura e parë në Kosovë në zejen e trajnerit për shkupjanin. /Gazeta Sinjali Sporti/