Glauk Konjufca viziton Suharekën

Aktiviteteve të ditës së djeshme, iu bashkua edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca.

Bashkë me Glaukun, vizituam Avdullah Krasniqin i cili tash e një kohë po merret me prodhimin e produkteve organike në sektorin e bujqësisë dhe bletarisë.

Pas kësaj vizite qëndruam për një kafe në Therandë, për të vazhduar me aktivitetin e radhës ku vizituam fabrikën e mobileve “Mamaj” në fshatin Samadraxhë, e cila është shumë e suksesshme në këtë veprimtari.

Njofton Kandidati për Kryetar Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje Salih Zyba