Pamje nga provat operative të Njësisë ushtarake Ghurka në Kosovë

Njësia unike ushtarake Ghurka ka kryer Provat Operative në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali

Kështu është bërë e ditur nga Ushtria Britanike përmes një postimi në Twitter.

Në postim thuhej se njësia demonstron aftësinë e tyre për të hyrë me shpejtësi në çdo rajon në mbështetje të aleatëve të NATO-s.

Ghurkas janë një njësi unike në ushtri me reputacionin e të qenit ushtarët më të mirë dhe më të frikshëm në botë dhe është në kuadër të Ushtrisë Britanike.

Të gjithë ushtarët Gurkha janë rekrutuar në Nepal, kurse oficerët britanikë janë rekrutuar nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar dhe Commonwealth.