Vazhdojnë shkeljet në trafik, tejkalimi në vijë të plotë i kushton 150 euro

Rastet kur qytetarët po raportojnë shkeljet në trafik po rriten, duke rritur kështu sado pak edhe vetëdijesimin për respektimin e rregullave dhe mos rrezikimin e trafikut.

Një rast i fundit për të cilin Policia ka njoftuar, ka ndodhur në Ferizaj, ku një 46-vjeçar kishte tejkaluar në vijë të plotë, çka i kushtoi me gjobë prej 150 euro.

Të gjitha kundërvajtjet mund t’i denonconi edhe në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen.