Sot tërhiqet Njësia Speciale dhe barrikadat në Jarinje e Bërnjak, ku do të vendoset KFOR-i.
Marrëveshja për targat e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të nisë së zbatuari sot.
Sipas marrëveshjes të arritur ditë më parë në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë.
Tërheqja do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.
KFOR-i do të vendoset në Jarinje e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë.