Bashkim Ndrecaj së bashku me këshillinë e Xhamis filluan ndërtimin e Kapellës në lagjën Shirokë (VIDEO)

Sot u bë inagurimi i gurëthemelit për ndërtimin e kapellës në lagjën Shirokë të Suharekës.

Kjo u konfirmua nga një komunikatë për media që e lëshoi kandidati për asamble komunale dhe kryetari i fshatit Shirokë, Bashkim Ndrecaj.

“Sot u vu gurthemeli i Kapellës e cila do të jetë në shërbim për nevojat e banorëve të Qytetit si dhe banorëve të Shirokës.
Kjo iniciativë e imja e përkrahur nga Këshilli i Xhamis së Suharekës dhe Kryesisë së Shirokës po fillon të realizohet sot.
Ky është një financim nga banorët e Qytetit të Suharekës dhe Fshatit Shirokë.
Dua të falenderoj donatorët që janë qytetarët e Qytetit si dhe të Shirokës të cilët kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar financiarisht për ndërtimin e Kapellës.”