Lajmi i Fundit

[Pamje]Aksident tragjik në Suharekë: Një i vdekur dhe tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident , rreth orës 21:32 minuta në autostradën “Ibrahim Rugova” konkretisht në dalje të Suharekës.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident janë përfshirë tri vetura .

“Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti”, tha ai.