Dr.ArdianShala, energjia dhe vullneti i kësaj rinie të shëndoshë është një motiv shtesë në synimet tona prosperuese

Sonte, pata kënaqësinë që në mesin e shumë të rinjve nga Studençani, të prezantoj programin tonë zhvillimor katërvjeçar.

Energjia dhe vullneti i kësaj rinie të shëndoshë është një motiv shtesë në synimet tona prosperuese.

Programi ynë për rininë, është i studiuar mirë dhe i bazuar në legjislacionin primar dhe në aktet tjera të cilat parashohin metoda të aktiviteteve të cilat mund të realizohen dhe përfitues të jenë të rinjtë tanë.

Bazuar në Ligjin për Pjesëmarrjen e Rinisë, ne kemi harmonizuar programin tonë dhe në bazë të kësaj, ne do të jemi mbështetës të aktiviteteve, ideve dhe ëndrrave të tyre përmes:

▪️Motivimit të vullnetarizmit të rinisë

▪️Mbështetja e ideve të të rinjve

▪️Edukimit joformal

Pra, qëllimi ynë është që të krijojmë hapësirë dhe kushte për punë, në mënyrë që pjesa jonë më vitale, rinia, të punojnë e veprojnë këtu, në vendin tonë.

Suhareka do të jetë vend i të gjithve!

Artikull i sponsorizuar: LDK- Suharekë