Mahmut Ferati: Zoti më bëri 20 vjeçar pas operimit

Këngëtari i njohur, Mahmut Ferati, ka treguar rreth problemit me këmbë dhe operimit që ka pasur së fundmi.

Ai ka thënë se pas operimit ndjehet si një 20-vjeçar.

“Filloi gati të mos lëvizë kisha problem të madh me këmbën, pas operimit tani si një 20-vjeçar”, tha ai n’Kosovë Show.

Mjeku i tij i bëri surprizë ku shtoi se këmba apo ashti i këmbës së këngëtarit ishte më i shkurtër prej 6.5 centimetra.