MSH publikon raportin për COVID-19, një i vdekur e shtatë raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh për gjendjen me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas këtij raporti, një person ka vdekur dhe shtatë kanë rezultuar pozitiv.

Gjatë kësaj periudhe janë testuar 1 mijë e 515 persona dhe janë shëruar 199 pacientë.