Kandidatja për Asamble Komunale Bulëza Kuçi prezenton prioritetet

Disa nga prioritetet e mia si asambleiste në mandatin e ardhshëm:
• Do të jem fuqishëm zëri i grave në asamblenë komunale, ato do të gjejnë përkrahje në biznese si dhe do të mbështeten idet e tyre.
Gratë me sëmundje të rënda do të subvencionohen.
Do të ndajmë shuma të konsiderueshme për strehimoren rajonale.
• Personat me aftësi të veqanta do të kenë mbështetje maksimale.
• Do të angazhohem për përmirësimin e cilësisë në arsim, zbatimin e kurrikulave të reja në mësimdhënie dhe mësimnxënie, paisjen e shkollave me mjete konkretizimi.
Zbatimin e kontratës kolektive në përpikmëri dhe zbatimin e ligjeve aktuale në fushën e arsimit.
• Do të angazhohem për zgjidhje afatgjate të ujit për komunën tonë.
• Do të angazhohem që qytetarët tanë të kenë lehtësime në shëndetësi pa marrë parasysh se sa do t’i kushtoj komunës kjo.
• Do të angazhohem që të gjitha rrugët lokale të komunës sonë të kenë ndriqim .
• Do të angazhohem që të dyfishohen bursat komunale për student eksellent.

Kërkoj besimin tuaj me votë !
Vota juaj fuqi për mua !

Artikulli i sponzorizuar