Deputetja Bytyqi: Përkrahje madhështore për Sanie Kuqi Rexhepaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së znj.Albana Bytyqi, sot gjatë ditës ka qëndruar në Suharekë, ku ka mbajtur disa takime me dhjetra gra nga Suhareka.

Bytyqi ka kërkuar votë për kandidaten për asamble komunale nga AAK znj.Sanie Kuqi Rexhepaj, e cila gjithashtu ka udhëhequr Drejtorinë e Urbanizmit katër vitet e fundit në qeverinë Muharremaj.

Bytyqi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se Sanie Kuqi ka përkrahje të madhe nga gratë e Suharekës duke shtuar se :”Gratë kanë fuqi kur janë të bashkuara”

Sanie Kuqi kandidon për një ulëse në Asamblenë Komunale të Suharekës, nga subjekti politik AAK-121 dhe ka numrin 12 në këtë listë.

Ja postimi i plotë i deputetës Albana Bytyqi:

Përkrahje madhështore për Sanie Kuqi Rexhepaj dhe Bali Muharremaj në Suharekë.
Gratë kanë fuqi kur janë të bashkuara, besimi dhe përkrahja e tyre i jep kahje zhvillimit të gjithë shoqërisë.

Suksese, Sanie Kuçi 12✅
Bali Muharremaj 121 ✅