Salih Zyba i shoqëruar nga Ministri Çeku, vizituan stadiumin e qytetit dhe Shtëpinë e Kulturës

Me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe me kandidatët për asamble, sot fillimisht e vizituam stadiumin e qytetit. Nga përfaqësuesit e Klubit të Futbollit “Ballkani” u ritheksuan shqetësimet dhe kërkesat e tyre, tashmë të ditura edhe nga qytetarët.
Disa nga elementet kryesore që mungojnë janë: fushat alternative për stërvitje, ndriqimi, ulëset, mbulesa etj.
Pastaj vizituam objektin e papërfunduar të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”.

Duke ndarë shqetësimin për këtë gjendje në kulturë dhe sport duhet të bëjmë të mundur zgjidhjen e duhur.