Salih Zyba merr mbështetje nga Ministri Hajrullah Çeku

Sot për vizitë në Therandë ishte Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Në takimin e mbajtur me kandidatët për asamble diskutuam rreth fushatës zgjedhore. Në ditët e mbetura, takimet dhe aktivitet nga kandidatët tanë do të shtohen. Puna jonë e përbashkët me qytetarët për të bërë ndryshimin në Therandë, do të finalizohet me 17 tetor.