Mbahen matjet zyrtare, Robin Krasniqi dhe Dominic Bosel kanë peshë të njëjtë

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do të takohet me Dominic Bosel në “Getec Arena” të Gjermanisë për të mbrojtur titullin në IBO.

Ky meç fillon nga ora 23:00 (e shtunë), ndërsa matjet zyrtare tashmë janë kryer.

Të dy boksierët kanë pasur peshën e njëjtë, duke u ndalur në 79.3 kilogram.

Lufta mes Krasniqit dhe Bosel, do të jetë revansh pasi që Krasniqi e kishte mposhtur një vit më parë ish partnerin e tij të stërvitjes.

Krasniqi e nokautoi konkurrentin e tij Bösel në raundin e tretë, duke ia marr titullin në IBO.

Pas 364 ditëve do të kemi sërish një duel të dyshes, ku shpresojmë që boksieri ynë të dal sërish triumfues.