Dr.sc Murtez Zekolli viziton Dobërdelanin

Vazhduam takimet elektorale me struktura dhe aktivistë në fshatin Dobërdelan. Dobërdelani ka rol të veçantë në historinë e Republikës së Kosovës. Vizitën e filluam nga vendi i daljes publike për herë parë të UÇK-së në Komunen e Suharekës, pastaj vizituam Shtabin e UÇK-së në Dobërdelan si dhe takuam qytetarë, femerë e aktivistë.

Për ne do të jenë obligative të gjitha prioritetet e fshatit Dobërdelan.

Së bashku me kandidatin për Asmable Komunale Ardit Cikaqi, qytetarë dhe struktura të PDK-së, diskutuam për nevojat e fshatit dhe listuam prioritet e fshatit.

Priortitet e fshatit Dobërdelan:

✅ Shtimi i puseve dhe rritja e nivelit të ujit të pijes( Opsion është vendi Butijat);
✅ Mbështetja e bujqëve, dhe ideve inovative për krijimin e vendeve të punës;
✅Ndërtimi i tereneve sportive për nevojat e shkollës;
✅Rregullimi i rrugëve;
✅Ndriqimi i fshatit;
✅ Ndërtimi i Muzeut të Luftes;
✅Mbështeja për vreshtarinë.