Dr.Ardian Shala së bashku me kandidatën për Asamble Komunale, Albulena Fetiu Hasanaj premtuan :Qeverisje Transparente, Llogaridhënëse dhe me një qasje të barabartë për të gjithë

Reqani është fshati i rradhës ku sot, para banorëve shpalosëm programin e investimeve që do t’i bëjmë gjatë qeverisjes tonë.

Së bashku me kandidaten për asamble komunale, Albulena Fetiu Hasanaj, e kemi konfirmuar investimin si vijon:

Rruga për te varrezat e reja (Zhevina) dhe rregullimi i vendit të varrezave, Rregullimi i rrugëve lokale me gjatësi 3 kilometra, Ndërtimi i shkollës, Rregullimi parkut afër shkollës, Ndërtimi i mureve mbrojtëse në disa vende në të dy lumenjtë, Përfundimi i kanalizimit, me vazhdim deri në Suharekë, Vazhdimi i ndriçimit publik, Trajtimi i përroskës te vendi “Tana”, Ndërtimi i mburojës kundër vërshimeve te Biraqi dhe Vazhdimi i trotuarit nga qendra e fshatit deri te vendi “Guri i Ukit”.

Qeverisja transparente, llogaridhënëse dhe me një qasje të barabartë për të gjithë, tashmë po vjen.

Suhareka për të gjithë!