Albulena Fetiu-Hasanaj mban numrin 27 në listën e LDK për Asamble Komunale.

Albulena Fetiu-Hasanaj mban numrin 27 në listën e LDK për Asamble Komunale. Ajo është propozuar nga nëndega e LDK-së në fshatin Reqan.

Ka përfunduar Fakultetin e Edukimit në drejtimin Programi fillor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Ka punuar si mësuese e ciklit të ulët në shkollën fillore “Drita” në Gelancë (2012-2013) dhe shkollën fillore “Naum Veqilharxhi” në fshatin Stravuqinë (2014-2015). Nga viti 2015 punon si mësuese e ciklit të ulët në shkollen fillore “Shkëndija” në Therandë-paralelja në Reqan.