Sveçla: 8 zyrtarë policorë janë lënduar gjatë aksionit në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se tetë zyrtarë policorë janë lënduar gjatë aksionit të Policisë sot në veri.

“Tashmë është e ditur që misioni është siguria në tërë Kosovën. Jemi të përkushtuar për shtet stabil funksional, ku rendi dhe ligji është një standard i ri i jetesës. Kosova sfidohet nga krimi i organizuar. Jemi të angazhuar të përballemi me këto sfida. Aksioni rezultoi suksesshëm në arrestimin e të dyshuarve. Në asnjë mënyrë nuk është kundër qytetarëve dhe lokacioneve të caktuara. MPB nuk do të tolerojë nga askush që të minojë rendin dhe sigurinë në asnjë cep të Kosovës. Të gjithë personat pavarësisht nacionalitetit që janë pjesë e bandave kriminale do të përballen me ligjin. Tashmë janë 8 zyrtarë të lënduar. Ftoj që kryerësit të sillen para drejtësisë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjit. Edhe ju gazetarë ishin viktima të strukturave kriminale, të cilat tashmë janë të patolerueshme.”, tha Sveçla.