Shi e borë, parashikimi i motit për sot

Dita e sotme parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë, shkruan Gazeta Sinjali.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë).

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHKM-së./GazetaSinjali/