Alush Shala premton: “AKTVENDIM PËR IMPLEMENTIMIN E PJESËS SË KOMUNËS TË KONTRATËS KOLEKTIVE PËR MĒSIMDHËNËSIT”

AKTIVITETI IM I TRIDHJETË E NJË NË ASAMBLE. Të nderuar banorë të Komunës së Suharekës duke parë që komuna jonë po përballet me përmbarues për përmbushjen e obligimeve për arsimtar.Prandaj unë do të angazhohem dhe inicoj në Asamble:

“AKTVENDIM PËR IMPLEMENTIMIN E PJESËS SË KOMUNËS TË KONTRATËS KOLEKTIVE PËR ARSIMTAR”.Nga përmbaruesit po dëmtohet si buxheti komunal ashtu edhe xhepi i arsimtarëve. Të krijohet fondi i realizimit të këtyre obligimeve.

Realizimi me kohë i obligimeve sjell benefite dhe investime ne arsim. Për realizimin e këtij zotimi kërkoj besimin tuaj me votë dhe “PËRKRAHJE NË SECILEN FAMILJE” vota juaj fuqi për mua!