Cristiano Ronaldos lë pa fjalë Georgina Rodriguez, i bën dhuratë me vlerë mbi 120 mijë euro

Cristiano Ronaldo befasoi të dashurën e tij, Georgina Rodriguez me një dhuratë shumë të shtrenjtë që e la atë pa fjalë.

Futbollisti portugez, që u kthye nga shënimi i një tjetër hat-trick për vendin e tij kundër Luksemburgut gjatë ndeshjeve për ndërkombëtaren, ishte në një humor të mirë, duke i bërë dhuratë Georgina-s një kuti stolish me vlerë mbi 120,000 euro.

Ronaldo i dhuroi Georginës një kuti me stoli prej 1,38 metrash të Louis Vuitton “Malle Vendome” që përmban një pasqyrë dhe tetë sirtarë që do të bëhen shtëpia e koleksionit të madh të artikujve luksoz të modeles së famshme spanjolle, shkruan mediumi spanjoll Marca