A kanë të drejtë vote ata që mbushin 18 vjeç nesër

Nga ora 07:00 nesër do të hapen qendrat e votimit në të gjitha komunat e Kosovës, ku do të votohet për kryetarët dhe asamblistët komunalë, shkruan Gazeta Sinjali. 

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 1 milion e 885 mijë e 448 persona. Kryetarin e Komunës së tyre dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvendin Komunal do të mund t’i votojnë edhe ata që nesër mbushin 18 vjeç. 

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. 

“Po, të drejtë vote kanë edhe ata persona të cilët mbushin 18 vjeç edhe në ditën e zgjedhjeve, në këtë rast më 17 tetor”, tha ai.