Këto janë katër fshatrat ku Muharremaj nuk arriti të dal i pari

Në zgjedhjet lokale të mbajtura me 17.10.2021, në komunën e Suharekës kanë garuar katër kandidat për postin e kryetarit të komunës; Bali Muharremaj (AAK), Ardian Shala (LDK), Salih Zyba (VV), dhe Murtez Zekolli (PDK)

Në zgjedhje kanë votuar rreth 27.000 qytetar, të cilët kanë vendosur që Bali Muharremaj të vazhdoj  të udhëheq komunën edhe për katër vitet e ardshme.

Sipas rezultateve preliminare, Bali Muharremaj ka marrur besimin e 13,934 qytetarëve apo 52.52%, Ardian Shala 7805 (29.42%), Salih Zyba 2429 (9.16%) dhe Murtez Zekolli 2363 (8.91%)

Muharremaj ka fitua në shumicën e vendbanimeve apo qendrat e votimit, ai nuk ka arritur të dal I pari vetëm në fshatrat:
Mushtisht, ku ka arritur të grumbulloj gjithsejt 748 vota, ku është mposhtur nga Ardian Shala me gjithsejt 889 vota

Maqitevë, Muharremaj ka 95 vota, ndërsa shala 99
Bllacë, Muharremaj 397, ndërsa Zekolli 517
Stravuqinë, Muharremaj 37 ndërsa Shala 50 vota.