Grabitet nën kërcënimin e armës punëtori i një pike të karburanteve 

Një grabitje ka ndodhur gjatë mëngjesit së djeshëm në një pikë karburanteve në Pejë.

Siç bën të ditur policia, derisa një person ishte në vendin e tij të punës, një person i panjohur nën kërcënimin e armës ia kishte grabitur paratë që i kishte pasur në kuletë. I dyshuari pasi kishte grabitur paratë ishte larguar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 06:50 në Pejë.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.