Hajni futet me armë për të kryer grabitje, shikoni çfarë ndodh kur has në marinsin amerikan

Pamjet, të cilat i përkasin një dyqani në një karburant në Arizona të SHBA, tregojnë momentin kur të maskuar e me armë tre persona shkojnë për të grabitur, por ende pa u futur mirë ata përballen me një veteran të Marinës Amerikane.

Ky i fundit arrin ta neutralizojë grabitësin në fare pak sekonda, duke përdorur vetëm njërën dorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit të së mërkurës, në një dyqan në Chevron.