Arrestohet 42-vjeçari , policia i gjen kallashnikov në veturë

Policia e Kosovës sot rreth orës 20:30 në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë ka arrestuar një 42-vjeçar me inicialet L.B., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se deri tek arrestimi i 42-vjeçarit ka ardhur në kuadër të kontrolles rutinore,  ku është ndalur edhe vetura e tipit Mercedes që e voziste i dyshuari.

Policia në veturë ka gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, AK-47, një karikatorë dhe 25 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje