A mund të shkoj Suhareka në balotazh⁉️

A mund të shkoj Suhareka në balotazh

Përgjigjia është shumë e thjeshtë; JO

Sipas të dhënave nga KQZ më 17 Tetor, Pa llogaritur votat e mërgatës Bali Muharremaj ka grumbulluar 13.837 vota (52.28%), Ardian Shala 7810 vota (29.51%), Salih Zyba 2494 vota  (9.42%) dhe Murtez Zekolli 2328 vota (8.80%)

Ndërsa nga Diaspora janë pranuar: 1226 vota, dhe janë ndarë për kandidatët si më poshtë:

Ardian Shala 711

Bali Muharremaj 304

Salih Zyba 147

Murtez Zekolli 61

Pra, pa llogaritur votat me kusht, kur përfshihen votat e diasporës kemi këtë përqindje:

Bali Muharremaj 14141 -51.07%

Ardian Shala         8521 -30.77%

Salih Zyba              2641 -9.54%

Murtez Zekolli.      2389 -8.63%

Në këtë pikë kemi prap z.Muharremaj nga AAK i cili fiton me 51.07%.

Kanë mbetur pa numëruar vetëm votat me kusht, të cilat janë rreth 300.

Dhe çfarëdo shpërndamje iu bëhet këtyre votave, Bali Muharremaj prap mbetet mbi 50%, në rast se asnjë nga votat me kusht nuk shkon për kryetarin Muharremaj, dhe të gjitha shkojnë për z.Shala, do ta kishim një rezultat si më poshtë:

Bali Muharremaj 14141 -50.49%

Ardian Shala         8834-31.54%

Salih Zyba              2641 -9.43%

Murtez Zekolli.      2389 -8.53%